Connect with us

Politike

‘Më thotë ngarkoje ti’/ Rama për Safet Gjicin: Po sillet si kalë karroce

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Bashkinë e Kukësit, aty ku vijoi ‘turin e falenderimeve’. Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici i kujtoi kreut të qeverisë kontratën e premtuar për qytetarët e Kukësit në këmbim të mandatit të radhës.

Rama kujtoi edhe momentin sesi e kishte pritur Pandeli Majko momentin kur iu ishte caktuar detyra.

“Kontrata e Safetit ka një problem se është shkruar dhe është shpërndarë kur nuk mendonim se do të fitonim edhe Tropojën. Nuk po shkoj në Shkodër dhe Kamzë, nuk dua të ul fitoren e Kukësit dhe rëndësinë e fitores tënde por dua të them që ke hyrë në një fazë të re të historisë ku të gjitha rrugët nuk të çojnë në Kukës por në Tropojë. Më mirë të del se këta të Tropojës duan me dal fare nga kufijtë duan me dal në Plavë dhe Guci.

Kanë punuar shumë mirë patronazhistët dhe aktivistët që dua t’i falenderoj, janë bërthama më e re e organizimit tonë. Unë mendoj që një rol të veçantë në këtë qark ka pasur edhe Pandi. Dua ta falenderoj dhe dua t’i kujtoj që kur unë i kam thënë që ti do shkosh në Kukës, më pa sikur po e çoja në internim. Nuk foli, në darke më çon mesazh: Seriozisht e ke ti?! Isha i bindur që Pandi do krijonte një sinergji dhe një atmosferë pozitive. Si thotë Safeti, Pandi është politikë, unë jam kalë pune., Megjithëse po sillet si kalë karroce, se thonë kali jam, karrocën e kam dhe më thotë mua ngarkoje ti, se kali me karrocën bosh nuk i duhet njeriu”, u shpreh Rama.

Advertisement