Politike
‘Më trego produktet bujqësore’, Braçe- Korreshit: Ty të tregoj ndonjë gjë tjetër
Deputeti socialist Erion Braçe dhe ai demokrat Saimir Korreshi janë përfshirë në një debat gjatë seancës së sotme parlamentare për bujqësinë.
Braçe ka replikuar me demokratin duke i thënë se në Lushnje ka demokratë që “janë më shumë socialistë se demokratë se kanë përfituar me shumë se socialistët në Lushnje.
Korreshi është përgjigjur duke kërkuar listën e këtyre të fundit, me Braçen që është përgjigjur se deputeti demokrat është “i pari”.
Korreshi: Më trego ku janë produktet bujqësore!
Braçe: Të tregoj edhe ndonjë gjë tjetër ty unë! Në këtë sallë ka edhe demokratë që janë më shumë socialistë se demokratë se kanë përfituar me shumë se socialistët atje në Lushnje.
Korreshi: Më trego listën.
Braçe: Do listën? Ti je i pari për shembull. Ajo që desha të thosha ka të bëjë me faktin se fenomenet natyrore nuk varen nga qeveria. Bie shi apo breshër sot nuk ka lidhje me ministrat apo kryeministrin. Detyra e qeverisë është të adresojë ndryshimet klimatike. Kur njëri këtu merrte shalqirin dhe i fuste kastravecin brenda unë flisja për ndryshimet klimatike.
Nëse në këtë sallë ka akoma njerëz që mendojnë se ky ishte vit i keq bujqësor nuk i ndihmoj dot. Kujt nuk i ka pëlqyer shalqiri, pastaj rrushi e domatet le të presë sezonin e preshit se është shumë afër.
Korreshi: E para unë nuk tu referova përveç inputeve bujqësore. Meqë je deputet i Divjakës dil edhe nga këneta e Karavastasë se ka 12 vite që rruhen lekët. Le të verifikohet nga ministrja kush janë ata që kanë marrë naftë dhe kush jo. Unë këtë po them. Pse iku ministrja e bujqësisë nuk jam për preshin e sallatorin.