Kronike
ME VIDEO/ Momenti i arrestimit të vrasësit
Pas gati 2 muajsh, Policia ka arrestuar Fatmir Manellarin, i cili akuzohet se ka vrarë me thikë bashkëfshatarin e tij, Safet Hyskollarin, në fshatin Gështenjas. Arrestimi i Manellarit është kryer mëngjesin e sotëm.
Manellari, 63 vjeç, vrau më 7 shtator fqinjin e tij Safet Hyskollari, i cili ishte kthyer në fshat pas 20 viteve emigrim në SHBA. Sipas dëshmitarëve okularë, Safet Hyskollari kishte nisur që të rregullonte rrugën, përmes të cilës futej në banesën e tij, e në gropat e hapura kishte vendosur disa tuba për shkarkimin e ujrave të zeza. Pikërisht në këtë moment, Fatmir Manellari ka pretenduar se ishin futur në tokën e tij dhe ka nisur konflikti verbal mes tyre.
Por nuk është ndalur me aq. 63-vjeçari e ka qëlluar katër herë me thikë komshiun e tij, duke i shkaktuar vdekjen.