Connect with us

Politike

‘Më vodhi…’/ Tabaku përplaset me Spiropalin në sy të ambasadorit BE

Studentët e këtij viti në Shkollën e Integrimit Evropian që zhvillohet nga Kuvendi, u përballën që në ditën e parë me shijen e vërtetë të sjelljes së klasës politike edhe në ngjarje simbolike.

Ndërgjegjja e dëmtuar e punës dhe delli I vetëshktatërrimit na e bën dhe më të ndërlikuar e më të përpjetë zig- zakun e rrugës sonë europiane, tha Spiropali

Në hapje të ceremonisë ra në sy mungesa e Jorida Tabakut e cila drejton Këshillin Kombëtar të Integrimit. Ajo erdhi në sallë vetëm kur u largua kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

‘Ndjesë për zërin, por nxitova për të ardhur këtu. Do të kisha dashur të isha që në fillim të takimit pasi unë jam kontribuuesja kryesore që kjo shkollë të vijojë edhe këtë vit, por fatkeqësisht si cdo aktivitet tjetër edhe ky aktivitet u vodh pak. Të vjen keq kur vidhen fondet publike, kontratë koncesionare, por të vjen keq dhe kur puna në këtë rast u desht të përdorej për ndasinë tonë politike’ tha Tabaku.

E pyetur se çfarë kishte ndodhur, Tabaku sqaroi se ajo ishte organizatore, si drejtuese e Këshillit Kombëtar të Integrimit, dhe nuk e kishte ftuar kryetaren e Kuvendit dhe nuk kishte pranuar të ulej në një tryezë me të në kushtet kur 20 kolegë të saj janë të përjashtuar. Në fakt vitet e kaluara kryetarët e kanë përshëndetur këtë ceremoni, por kësaj radhe Tabaku duke se është ndikuar nga konflikti mes mazhorancës dhe opozitës.

E gjithë shpotitja ndodhi në sy të ambasadorit të BE, i cili shoqëroi njëra pas tjetrës, një herë Spiropalin, e pastaj Tabakun.

Advertisement