Connect with us

Kosova

Media belge: Kosova gati për kompromis me Serbinë

Portali belg, “Brusselsignal.eu” ka shkruar se tensionet në Kosovë arritën pikën e vlimit në muajin shtator, ku pati shkëmbim zjarri mes aktivistëve lokalë serbë dhe policisë së Kosovës, duke shkaktuar të paktën katër viktima.

Presidenti serb fajësoi për këtë incident Kryeministrin shqiptar, kurse ky I fundit tha se ushtria serbe qëndron pas incidentit dhe se ka furnizuar me armë agresorët.

Marrëdhëniet mes dy vendeve dhe sforcimi për dialog kanë hyrë në ngërç.

Megjithatë, dokumentet e zbuluara të qeverisë në Prishtinë tregojnë se situata mund të ndryshojë dhe se Kosova thuhet se po pajtohet për një kompromis kyç me Serbinë.

Edhe pse kjo mund të shënojë de-përshkallëzimin e madh të tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duket se shumë janë ende të pakënaqur me të.

Në dokumentet e publikuara nga disa gazeta shqiptare, thuhet se ” draft marrӕveshja siguron një kornizë të mire të autonomisë thelbësore për komunitetin serb të Kosovës.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është prioritet i Bashkimit Europian. Të dy vendet duan të bashkohen me bllokun dhe zyrtarët e Brukselit i kanë bërë marrëdhëniet e mira një parakusht për anëtarësimin e tyre, thuhet në shkrimin e medias belge.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe dekurajon kombet e tjera dhe institucionet ndërkombëtare të bëjnë të njëjtën gjë.

Dikur një provincë etnikisht shqiptare në Serbi, Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 pas një lufte brutale të shoqeruar më pas nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë.

Advertisement