Pinknews
Mediat italiane jehonë Luana Vjollcës: Mbretëreshë e Shqipërisë
Mediat italiane kanë publikuar një artikull dedikuar Luana Vjollcës, si një ndër vajzat më të bukura në vendin tonë. Përpos formave trupore perfekte e bukurisë që e karakterizon, Luanën e përshkruajnë edhe në dimensionin profesional dhe çdo arritje në fushën e moderimit, modeling dhe muzikës. “Bota e televizionit ka qenë gjithmonë e populluar nga bukuroshe të mëdha dhe me siguri Luana Vjollca është një prej tyre. Për ata që nuk e njohin, ju sugjerojmë të shkoni menjëherë dhe të zbuloni se kush është. Përpos bukurisë së saj, sigurisht që nuk mund të mohohet se është një profesioniste e shkëlqyer. Ajo ka motër Marina Vjollcën, e cila ka përshkuar pjesërisht të njëjtën rrugë. Dy motrat janë padyshim mbretëreshat e Shqipërisë, duke dominuar kopertinat e të gjitha gazetave. Së pari është e drejtë të ndalemi te karriera e Luanës, e cila është po aq e bukur sa trupi. Sepse përveçse një prezantuese e shkëlqyer, Luana ka bërë edhe shumë më tepër. Përveç moderatores, Luana ishte edhe këngëtare. Bukuria e saj sigurisht që nuk mund të kalonte pa u vënë re dhe për këtë arsye edhe Luana është një modele e shkëlqyer”-thuhet ndër të tjera në artikull.