Connect with us

Kosova

Mediat në Beograd: Arrestohet serbi që spiunonte për Shqiprinë dhe Kosovën

SERBI-Një shtetas serb është arrestuar nga autoritetet vendase atje, pasi dyshohet se spiunonte për llogari të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe agjencive të inteligjencës në Kosovë. Sipas mediave në Beograd, personi u arrestua në  Jagodinë, një qytet në Serbi.

Arrestimi u bë në kuadër të hetimeve dhe ndjekjes së mëtejshme të një grupi personash që përbënin rrjetin e inteligjencës të krijuar në territorin e Serbisë nga D.R, me urdhër të Agjencisë së Inteligjencës Shtetërore të Shqipërisë (SHISH) dhe agjencive të inteligjencës së Kosovës.

Siç raporton Novosti, është P.M nga Jagodina, shtetas i Serbisë, i cili është arrestuar teksa po kthehej nga jashtë.

Ai dyshohet për veprën penale të spiunazhit dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

Advertisement