Connect with us

Politike

Mediat proqeveritare ‘gjejnë’ kandidatin e opozitës në Tiranë

Mediat proqeveriatare kanë “gjetur” se kush është kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranë. Sot ia kanë vënë gishtin, mjekut të njohur, Ilir Alimehmeti. Ky i fundit ishte sot në protestën e pedagogëve, e në përpjekje për ta sabotuar ose zvogëluar sa më shumë të mundeshin, mediat qeveritare gjetën diversion për lajmin. Gjetën “të infiltruarin” e Sali Berishës dhe Partisë Demokratike brenda tubimit.

Alimehmeti u shfaq në krye të saj me një fjalim politik, pasi në vend të kërkesave për pagat e pedagogëve, mesazhi i tij u përqendrua tek Tirana, çka përforcon idenë se kjo është një nisje jozyrtare e fushatës si kandidat i PD. Ndërkaq, mediat pranë opozitës po i japin hapësirë mediatike Ilir Alimehmetit. Jo më larg se dy ditë më parë, televizioni Syri Tv i kushtoi një emision të tërë Alimehmetit. Ai u zgjodh me procedurë të përshpejtuar anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Por nuk dihet ende nëse Sali Berisha e ka diskutuar emrin e Alimehmetit edhe me Ilir Metën, apo është një vendim i njëanshëm i tij,“-është teksti që të gjithë kanë marrë “COPY-PASTE”. Madje dhe titullin e kanë të njëjtë.

Megjithatë e çuditshme është që flasin pa përmendur burime dhe me saktësi 100%.

Ndërkohë që askush nuk përmend faktin që në fakt, Alimehmeti është zv.dekan në Universitetin e Mjekësisë dhe ka dalë në tubim edhe për veten e tij. Ky fakt nuk shkruhet në asnjë rresht. Por mbi të gjitha, edhe nëse do të jetë kandidati i opozitës për Tiranën, ku është problemi për mediat proqeveritare? Apo se Erion Veliaj do të ketë përballë tij një figurë të thjeshtë, mjeku, e që rëndom ka simpatinë e qytetarëve.

Advertisement