Aktualitet
Megaoperacioni me 200 të arrestuar/ Rrumbullaku: Goditje ndaj krimit
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat ka dhënë detaje për megaoperacionin anti-drogë, në sajë të të cilit janë vënë në pranga qindra persona.
“Megaoperacioni “Tempulli”, janë sekuestruar 829 kanabis në 8 muaj, në formë çokollatë një pjesë, 61 kg heroinë, 15 kg heroinë dhe 15 ekstazi. Janë arrestuar ndaluar dhe proceduar në gjendje të lirë, mbi 1 mijë shtetas. 296 masa sigurie arrest burg, 356 kontrolle banesash, 214 masa sigurie, arrest në flagrancë 19 persona, 82 në kërkim, janë pjesë e 23 grupeve kriminale. Janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë, telefona, para të konsiderueshme…”, tha ai.