Kronike
Megaoperacioni ‘Rrjeti’/ Dalin para gjykatës së Elbasanit 45 të arrestuarit
Gjykata e Elbasanit mban sot seancën gjyqësore për masën e sigurisë për 45 personat e arrestuar nga megaoperacioni ‘Rrjeti’. Të 45 personat që u arrestuan disa ditë më parë akuzohen për grup kriminal si dhe për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Gjatë megaoperacioni ishin 52 urdhër arreste, por nga ato u ekzekutuan 45, ndërkohë që 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Prokuroria e Elbasanit ditën e djeshme i ka kërkuar gjykatës arrest me burg për 37 nga të arrestuarit, arrest shtëpie për 8 të tjerë dhe detyrim paraqitje për 3 të fundit. 5 nga 7 të shpallurit në kërkim dyshohet se janë larguar jashtë Shqipërisë.
Në operacion kanë marrë pjesë 490 punonjës policie dhe 5 dronë, ndërsa kërkimet janë zhvilluar në 52 banesa dhe 18 lokale. Operacioni është shtrirë në Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh, Librazhd, Prrenjas dhe Pogradec. Në pranga kanë ranë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. Nga personat e arrestuar, 12 prej tyre ka qenë dënuar edhe më parë në fushën e narkotikëve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.