Pinknews
Megi: Më bënë të dashurohem nga e para
Megi Pojani është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku e shohim vazhdimisht duke postuar foto nga më të ndryshmet, herë pas here edhe të guximshme.
Fotot dhe videot e Megit marrin gjithmonë vëmendje maksimale nga ana e fansave, të cilët e komplimentojnë, por edhe e kritikojnë herë pas here.
Këtë herë Megi ka postuar një foto ku vë në pah thonjtë e gjatë, një vecori e saj me të cilët ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e fansave, duke ngjallur edhe kritika.
Krahas fotos Megi shkruan: “Këta thonjë më bënë të dashurohem nga e para, më ndryshuan humorin”.