Connect with us

Pinknews

Megi Pojani ‘thyen’ heshtjen

Konkurrentja e “Dancing With The Stars”, Megi Pojani, së fundmi ka qenë në një intervistë së bashku me partnerin e saj të kërcimit Jurgen Bala.

Ata folën lidhur me raportin e saj me balerinin dhe për eksperiencën e saj në program.

“Është lodhje shumë e bukur sepse unë e shijoj, më pëlqen. Është e bukur si eksperiencë, në aspektin personal më ndihmon të jem më e shëndetshme, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Shumë sfiduese”– u shpreh Megi.

Sa i takon raportit me Jugenin, Megi shprehet se është me fat që e ka njohur.

“Jam mirënjohëse që e kam njohur Jurgenin. Nuk jam personi që të krijoj shoqëri në ambiente pune, jam shumë profesionale. Unë jam shumë selektive me njerëzit që shoqërohem, por Jurgeni ‘ma ka vjedhur zemrën’. Kur më thanë në fillim që do kërcej me Jurgen Bala, mendova ‘mos do më hapë problem ky mua, mos flet më shumë seç duhet’. Nuk po kërkoja protagonizmin, por doja të dija që ai përshtatej me natyrën time”- tregoi Megi.

Nga ana tjetër edhe vetë balerini, nuk i kurseu fjalët e mira për Megin.

Është vajzë shumë e lehtë, për punë. Është shumë e dëgjuar, shumë e përkushtuar. Është vajzë punëtore… Nga ana profesionale të gjithë konkurrentët do kenë një lehtësim në lëvizje sepse janë mësuar si ta ndjekin ritmin e shumë të tjera…”- tha Jurgeni.

Madje edhe vetë Megi tregoi se e ka marrë shumë seriozisht këtë kompeticion, si dhe tregohet shumë kritike me veten për çdo performancë.

 “Regjimi im ushqimor ka ndryshuar shumë. E kam të thjeshtë të mbaj një regjim kur filloj të mësohem, tani po ha vetëm zarzavate. Është mundësi shumë e mirë që ke një produksion të tërë për të bërë gjëra shumë të bukura. Unë jam shumë kritike me veten, nuk jam njeri që kënaqem me komplimentet”- tha Megi.

Gjatë intervistës dyshja foli edhe për kritikat e jurisë në performancën e tyre të dytë.

La Fama, trajton famën por si në një marrëdhënie njerëzore, dhe ne u përpoqëm që ta inskenonim si gjë. Është një performancat që jam shumë krenare, tangon e kisha me shumë qejf”– tha Megi në lidhje me performancën.

Jurgeni u shpreh se ai preket shumë kur partnerja e tij kritikohet, ai analizon gjithçka duke e vënë veten në pozicionin e jurisë.

Pikët e jurisë janë shumë të rëndësishme për ne sepse tregon nëse kemi progres, por mendoj se unë mërzitem më shumë sepse pres nga ana profesionale të gjykohet. Nëse Megit i thuhet se nuk e ke realizuar një gjë, filloj edhe unë dhe bëj analizën time si profesionist duke e vënë veten në pozitat e një jurie. Sepse fakti që nuk jam në atë juri nuk do të thotë që di më pak se Kledi apo pjesa tjetër që nuk janë të përfshirë në balet”– tregoi Jurgeni.

Megi gjithashtu sqaroi edhe lajmin se mes saj dhe Borës kishte një zënkë.

Jo, jam zgjuar dhe kur e kam parë më është dukur çmenduria më e madhe sepse kushdo që e kupton… Ishte një zënkë? Ishte me shaka totalisht replika që i bëra Borës. Ndërhyrja e saj ishte shumë me vend”-tha Megi.

Po ashtu bukuroshja nuk u shpëtoi pyetjeve për jetën private, por nuk preferoi të zbulojë shumë.

 “Nuk ka asgjë për të thënë, asgjë për të ndarë, nuk e di se çfarë thashethemesh qarkullojnë vërdallë kështu që nuk mund të flas.”- u shpreh ajo.

Advertisement