Connect with us

Politike

Meloni: Fola me Vuçiç për çështjen e Kosovës

Kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Ky takim, vjen në kuadër të samiti të zhvilluar në Tiranë mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian mblodhi 44 delegacione të ndryshme.

Ndërkohë në një intervistë për mediat, Meloni u shpreh se Italia do të jetë gjithmonë një mbështetje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Për italinë, Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm. Tregon bashkëpunimin që Italia ka me këto vende. Kam folur eshte për çështjen e Kosovës, kam folur edhe më presidentin serb. Ballkani perëndimor është edhe një çështje për sigurinë e Bashkimit Europian. Nuk kam parë kundërshti të mëdha për integrimin e Shqipërisë në BE. Integrimi i Ballkanit perëndimor është çështje strategjike”, tha Meloni.

Advertisement