Bota
Meloni i thotë STOP vaksinimit të mjekëve
Ndër masat e dekretit të parë të miratuar nga qeveria italiane është ndalimi, një muaj përpara, i detyrimit të vaksinimit për mjekët dhe personelin shëndetësor. Për kryeministrin Meloni, kushtet e ndryshuara epidemiologjike lejojnë që ata që nuk kanë dashur t’i nënshtrohen vaksinës, të kthehen në repartet spitalore.
Rregullat e reja kanë ngritur stuhi kritikash nga aleatët qeverisës të Forza Italia. Zëra kundërshtie kanë ardhur edhe nga opozita, e cila akuzoi ekzekutivin se ka marrë vendime që kënaqin minoritetin e zhurmshëm të No Vax, muajt e fundit protagonist i protestave në rrugë.