Connect with us

Bota

Meloni nga këndvështrimi i kancelarive dhe shtypit ndërkombëtar

Meloni nga këndvështrimi i kancelarive dhe shtypit ndërkombëtar

Reflektorët ndërkombëtarë pres ditës së dieshme janë fokusuar mbi Giorgia Meloni, fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në Itali.

Ja si u shpreh zëdhënësi i kancelarit gjerman Olaf Scholz.

“Italia është një vend shumë miqësorë me Europën. Mendojmë se gjërat nuk do të ndryshojnë shumë”.

Pas deklaratave të paqarta dhe deri diku me tone kërcënuese nga  Komisioni Europian, një deklaratë nga Brukseli ishte e pritur gjatë.

Eric Mamer, Zëdhënës i Komisionit Evropian u shpreh thatë:

Ne presim një bashkëpunim të frytshëm me autoritetet e reja italiane

Giorgia Meloni, e njohur në Spanjë për fjalimet e saj publike pasionante në kastilianisht, drejtuar skajeve të ekstremit të djathtë, u shfaq në faqet e para të gazetave të përditshme iberike që paraqitën kthesën e së djathtës italiane.

New York Times i kushtoi hapësirë ​​të bollshme Melonit

“Evropa po e shikon me kujdes dhe e trembur”, shkruan gazeta amerikane, sipas së cilës shqetësimi i establishmentit europian është se “koalicioni i udhëhequr nga Meloni mund të kërcënojë kohezionin e BE”.

Europa ka arsyet e saj për të qenë vigjilente ndaj një qeverie të krahut të djathtë në Itali, thekson WASHINGTONPOST, sipas së cilës idetë e Melonit për Bashkimin Evropian mund të rezultojnë “penguese” për disa çështje vendimtare si emigracioni dhe punët e jashtme.

Për BLOOMBERG, “rritja meteorike e Melonit në Itali vjen në një moment kritik, teksa bizneset dhe familjet po luftojnë për të paguar faturat e gazit dhe energjisë elektrike, një pasojë e politikave evropiane të energjisë dhe luftës në Ukrainë”.

Advertisement