Politike
Meloni pritet të vizitojë Vlorën, vizitë private me Ramën
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni pritet të vizitojë Vlorën të hënën.
Nuk dihet ende qellimi i vizitës, por kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama dhe bëhet fjalë për një vizitë private.
Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interest ë lartë për mendimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kryeministri e Italisë Giorgia Meloni, sipas të cilit ajo është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.
Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero” sërish Rama përcolli vlerësimin e tij dhe surprizën përballë të cilës u gjendën dhe vetë liderët europianë.
“Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim. E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona”
Pyetjes a Giorgia është trashëgimtare e Berluskonit?
“Giorgia është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti” tha Rama./shqiptarja.com