Connect with us

Bota

Meloni takohet me Netanyahun: Të lejohet aksesi humanitar në Gaza

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pas vizitës në Egjipt për Samitin e Paqes është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv.

“Ne mbrojmë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve të tij. Ne e kuptojmë absolutisht se “Hamasi “është një akt terrorizmi që duhet luftuar. Ne mendojmë dhe besojmë që ju jeni në gjendje ta bëni atë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse ne jemi të ndryshëm nga ata terroristë”, tha Meloni pas takimit me homologun e saj izraelit.

Duke përsëritur të drejtën e plotë të Izraelit për të mbrojtur veten sipas ligjit ndërkombëtar dhe për të jetuar në paqe, ajo nënvizoi rëndësinë e garantimit të aksesit humanitar në Gaza.

Meloni ishte më herët ditën e djeshme në Egjipt ku u organizua një samit paqeje mbi krizën e Gazës, si pjesë e përpjekjeve për të shmangur një luftë më të gjerë rajonale. Udhëheqësit e Lindjes së Mesme dhe evropianë janë mbledhur në Kajro për samitin, ku po diskutohet për të rënë dakord për një qëndrim të përbashkët për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Në samit marrin pjesë zyrtarë nga Jordania, Katari, Italia, Spanja, BE dhe Britania e Madhe. Por, mungesat kryesore të dukshme janë Izraeli, SHBA dhe Irani.

Advertisement