Connect with us

Rajon

Meloni takohet me Vuçiç në Beograd/ Në fokus të diskutimeve zhvillimet rajonale dhe lufta në Ukrainë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takuan në Beograd mbrëmjen e djeshme. Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë italiane, takimi shërbeu si një mundësi për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Italisë për procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, si dhe për reformat që Beogradi ka ndërmarrë në këtë drejtim.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë takimit u diskutua edhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Italisë dhe Serbisë, me synimin për të forcuar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Gjithashtu në fokus të bisedimeve ishin çështjet kyçe ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë, si dhe zhvillimet rajonale. Të dy liderët theksuan rëndësinë e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke rikonfirmuar mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Takimi më në fund ofroi një mundësi për të shqyrtuar çështjet kryesore ndërkombëtare, duke filluar me konfliktin në Ukrainë, dhe ato rajonale, duke riafirmuar angazhimin për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetjen për Dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE”, thuhet në deklaratë.

Advertisement