Connect with us

Kosova

Memli Krasniqi: Barrikadat, piketa të Vuçiçit për ndarjen e Kosovës

Memli Krasniqi, Kurtit: Hiqni barrikadat

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë sërish thirrje Qeverisë së Kosovës që të jetë vigjilente dhe të reagojë sa më shpejtë për të hequr barrikadat. Përmes një shkrimi në Facebook, ai theksoi se për heqjen e barrikafldave, Qeveria ka mbështetjen e tij të plotë.

“Në ditën e 18 të vendosjes së barrikadave në pjesën veriore të Kosovës, Kryeministri Kurti realizoi edhe një takim me KFOR-in. Mbajti edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Dhe cili është rezultati? Barrikadat mbeten ende, shpërthimet në pjesën veriore vazhdojnë, sulmet ndaj gazetarëve vijnë e shtohen, jeta e qytetarëve po rrezikohet, tentativa për të krijuar një realitet të ri po avancon dhe shqiptarët po largohen çdo ditë nga ajo pjesë e vendit tonë”, tha Krasniqi.

Sipas tij, Qeveria duhet të jetë vigjilente dhe të reagojë sa më shpejtë për të hequr barrikadat të cilat thotë se janë kthyer në piketa të Vuçicit për ndarjen e Kosovës.

“Reagoni! Hiqni barrikadat! Çdo minutë që po kalon, po rrezikon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Qytetarët kanë votuar për Qeveri që qeverisë krejt Kosovën e jo vetëm deri te Ura e Ibrit” – thekson Krasniqi

Advertisement