Kronike
“Mendova se do të vdisja”/ I zhdukur, zbardhen mesazhet e austrialianit me të vëllanë

– Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga zhdukja e mistershme e 28-vjeçarit australian, Cameron Twiss i cili rezulton të ketë humbur në Valbonë prej 13 tetorit 2024.
Fati i të riut nuk dihet edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga momenti kur ai humbi gjurmët në veri të vendit. Në emisionin me “Zemër të Hapur” janë publikuar edhe mesazhet e fundit të 28-vjeçarit me vëllanë e tij, Stewart.
“Flasin shqip. Mendova se do të vdisja”, ka shkruar Cameron teksa informonte vëllanë e tij për një darkë të çuditshme me 5 persona. Por në një tjetër mesazh më pas, ai thotë se personat në tavolinë, të cilët komunikojnë në gjuhën shqipe, po flasin për çmimet e apartamenteve në New York. “Tani e kuptova që po flisnin për apartamentet në Neë York City dhe nuk kishin ndërmend të më vrisnin mua”, vijon i riu.
Mesazhet e Cameron me vëllanë e tij
Cameron: Kisha një darkë të çudishme me një familje me 5 shqiptarë, me një ushqim të mirë. Të gjithë flisnin shqip. Mund të flisnin anglisht por folën në gjuhën e tyre. Teksa po haja darkë dëgjova një nga ata që thotë: “biznes si zakonisht”, çmimi nuk është i njëjtë, nuk janë çmimet normale, por mund të kompensohet me pak ajër që është i mirë”. Në këtë moment, mendova se do të vdisja.
Mesazhi i vëllait: Flet shqip ti? (Qesh)
Cameron: Tani e kuptova që po flisnin për apartamentet në New York City dhe nuk kishin ndërmend të më vrisnin mua.
Mesazhi i Cameron Twiss me familjarët e tij mban datën 12 tetor 2024, ora 22:49 minuta. Të nesërmen e 13 tetorit, ai largohet nga Valbona në orën 5 të mëngjesit së bashku me 50 persona të tjerë, të apasionuar pas hiking, por rrugës ndahet nga grupi dhe udhëton në drejtim të Thethit për të mos u shfaqur më kurrë.

