Rajon
‘Mendova se ishte burri’/ Nëna godet me thikë djalin teksa flinte
Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Selanik ku një 44-vjeçar është goditur me thikë në kokë nga nëna e tij ndërsa flinte gjumë.
Burri ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa në pranga është vënë e moshuara. Para oficerëve të policisë ajo ka dëshmuar se e ka ngatërruar djalin me burrin e saj.
Policia ka gjetur në lavamanin e kuzhinës tre thika dhe një palë gërshërë me gjurmë gjaku.
Bashkëshorti i gruas ka qenë ai që ka njoftuar ambulancën sapo ka parë djalin e tij të gjakosur dhe ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur.