Connect with us

Lifestyle

Mëngjesi/ 8 shkaqet që po ju bëjnë të shtoni peshë

Një mëngjes i mirë dhe i ekuilibruar ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur, ushqen trupin me lëndët e duhura ushqyese dhe ju jep energji gjatë gjithë ditës. Megjithatë ende shumë njerëz gabojnë në mënyrën se si e përgatisin mëngjesin dhe këto gabime mund të jenë shakaku i peshës së tepërt trupore.

Më poshtë janë rendit disa nga arsyet se si vakti i mëngjesit, po ju bën të shtoni në peshë dhe gjithashtu disa këshilla se si të përgatisni një mëngjes sa më të shëndetshëm.

Mëngjesi juaj nuk përmban proteina

Mungesa e proteinave në vaktin e mëngjesit, mund t’ju bëjë të ndjeheni më të uritur më vonë. Kjo mund të çojë në konsumimin e kalorive të tepërta gjatë orëve të vona të ditës. Sigurohuni që të shtoni më shumë ushqime proteinike. Për shembull, ju mund të kombinoni një tas me drithëra me një vezë të zier fort.

Po konsumoni ushqime me shumë sheqer

Kur zgjoheni, përpiquni të mos hani asgjë me shumë sheqer ose me shumë yndyrë, pasi kjo mund të ndikojë në shëndetin e mëlçisë tuaj.

Ju duhet të konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të plota pasi do t’ju ndihmojë të rrisni metabolizmin gjatë gjithë ditës.

Po konsumoni vetëm karbohidrate

Një mëngjes i përqëndruar vetëm në karbohidrate mund të na bëjë të ndihemi shumë të uritur pas pak kohe.

Prandaj kombinimi i karbohidrateve me proteina, do të ishte një zgjidhje më e shëndetshme.

Ju po e anashkaloni plotësisht mëngjesin

Edhe pse anashkalimi i mëngjesit nuk çon gjithmonë në shtim të peshës, mund të çojë në ngrënie të tepërt gjatë drekës ose darkës, e si pasojë shtim në peshë.

Nëse nuk jeni të uritur në mëngjes, konsumoni të paktën diçka të lehtë, në mënyrë që të mos ndiheni shumë i uritur përgjatë ditës.

 

Advertisement