Politike
Meri bën parashikimin: Ja çfarë e pret kryeministrin në mesin e muajit
Kryeministri Edi Rama feston sot 59-vjetorin.
Astrologia Meri Shehu foli në Euronews Albania për parashikimin e horoskopit mujor për 12 shenjat e horoskopit . Kryeministri Edi Rama i përket shenjës së gaforres.
Në lidhje me gaforret që janë në pushtet, shenjë së cilës i përket edhe kryeministri Edi Rama, Meri Shehu tha se do të kenë një ngërç pas datës 17.
Ajo tha se kryeministri i përket një shenje që nuk është luftarake, pasi sipas saj gaforret duan paqe e dashuri dhe nuk janë shenja luftëtare.
“Është një ditë festive, gaforret e kanë ujë situatën, janë emocionale. Nuk janë shenja lufte. Duan paqe dhe dashuri. Mesi i muajit nuk do jetë i mirë për gaforret. Pas datës 17 do ketë një ngërç për gaforret që kanë pushtet. Edi nuk është luftëtar, ndryshe nga Albini që është luftëtarë. Albini si Dash do e ketë pak të vështirë mesin e muajit”, tha Meri Shehu.