Connect with us

Pinknews

Meritoni betohet për djalin, Erjola: Je i shpifur, po e përdor për lojë

Pas Prime, Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçi u përfshinë në një debat të ashpër. Shkak u bë betimi që bëri Meritoni, duke përmendur djalin e tij, si për të theksuar se nuk e konsideron lojtare Erjolën dhe Rozën.
Ishte Erjola ajo e cila u revoltua, duke deklaruar se Meritoni përdor fëmijën për lojë.

‘Betohem për kokën e djalit tim, Loarin, nëse të llogaris si lojtare në këtë shtëpi, ty dhe Roza Latin’- tha Meritoni.

Sa i shpifur, kaq poshtë ke rënë si lojtar’- iu drejtua Erjola.

‘Është e imja, ti flet për fëmijën tim’- iu kthye më pas Meritoni.

Barazon kokën e djalit të tij me mua dhe Rozën. O i vogël, ha fjalët e tua. Djalin e fut në lojë, për ty ka më vlerë mua e Roza se të pëmendësh në emër djalin tënd, për një copë situatë’- vijoi t’i thoshte më pas Erjola.

Advertisement