Aktualitet
Merr flakë makina e 20-vjeçarit në Vlorë (DETAJET)
Rreth orës 17:00, në bypass-in e Vlorës, në fshatin Kaninë, ka marrë flakë në ecje, automjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit B. A., 20 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.
Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.