Pinknews
Merr fund dilema: Jonida Vokshi rikthehet në “Big Brother”
Pas javësh të tëra hamendjesh, më në fund vjen konfirmimi: Jonida Vokshi do të jetë sërish pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.
Prezantuesja e tre edicioneve të mëparshme, e cila deri më tani kishte shmangur çdo koment publik mbi të ardhmen e saj në program, i ka dhënë fund heshtjes. Para pak ditësh, Jonida u pa duke drekuar me bashkëprezantuesin Alaudin Hamiti — një takim që u interpretua si sinjal i parë i rikthimit të tyre në ekran.
Tashmë, burime të sigurta për AlbanianPost kanë konfirmuar se Jonida do të shfaqet sërish në “Big Brother”, dhe se disa xhirime promocionale janë tashmë të realizuara. Këto pritet të publikohen shumë shpejt, bashkë me datën e nisjes së programit, e cila — sipas të njëjtave burime, nuk është edhe aq e largët.

Me këtë rikthim, pritet që Jonida dhe Alaudini të rikthejnë në ekran një dinamikë që është bërë tashmë pjesë e pandashme e suksesit të “Big Brother VIP Kosova”.