Connect with us

Politike

Merret vendimi/ Apeli i GJKKO lë në burg Erion Veliajn, arrest shtëpie për Abulen

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili kërkoi masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore. Arrest shtëpie për biznesmenin Elman Abule. Vendosi gjyqtari Engert Pëllumbi që dënoi ish-ministrin Tahiri. Në fuqi masa detyrim paraqitjeje për 3 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha.

Apeli gjithashtu lë në fuqi vendimin për sekuestron ndaj llogarive bankare të Ajola Xoxës…

Çfarë ndodhi dje në seancë?

Seanca e cila zgjati afro 3 orë, nisi me fjalën e avokatëve të Veliajt që thanë qëndrimin e tyre në lidhje me provat e reja që u paraqitën nga SPAK të martën, disa biseda të përgjuara gjatë kohës që Veliaj ndodhej në paraburgimin e Durrësit. Avokati Artur Selmani deklaroi në gjykatë, se përgjimet telefonike ku Veliaj fliste me familjarët e tij nuk mund të merren si kërcënim apo intimidim për askënd, dhe nuk mund të përdoren për të rënduar pozitën e kryebashkiakut, i cili kërkon një masë më të butë sigurie, edhe përkundrejt garancisë pasurore. Avokati Artur Selmani i mëshoi faktit se nuk ka asnjë rrezik që në liri, Veliaj të prishë provat, të arratiset apo të intimidojë gjyqtarët.

Në të njëjtën linjë me avokatin ishte edhe vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili tha në seancë se në përgjimet nuk ka asgjë sekrete, teksa kërkoi seancë të hapur për mediat.

lajm ne perditesim..

Advertisement