Aktualitet
“Merz kërkon fund “të butë” të luftës”/ Selim Belortaja kritika për qëndrimin e Gjermanisë
Nga Selim Belortaja:
Të them të drejtën kam besuar se Herr Merz do dëshmonte staturën e një burri shteti “preciz e largpamës”. Së paku në përpjestim me peshën, forcën dhe prestigjin e shtetit që përfaqëson. Dhe qëndrimi ndaj luftrave është testi më i mirë për ta provuar këtë. Një burrështetas paqedashës e “zjarrfikës” pyetjet i bën para se zjarri të ketë përfshirë gjithë shtëpinë.
Mirëpo ç’thotë z.Merz sot, rreth një javë pas nisjes së një lufte që po shtrihet e thellohet çdo ditë? Jemi përgjithësisht dakord -thotë ai -me synimet e asaj lufte (megjithse asnjeri s’i pat kërkuar leje). Pooor, tani -vazhdon ai -po na dalin ..shumë pyetje! (tani?!) Sidomos po shqetësohemi -thotë -që nuk po shohim ndonjë plan për mbylljen e luftës!! (jo ore!!). Bile këtë mbyllje z.Merz e do “të shpejtë”, “të butë” dhe “bindëse”.
Më konkretisht ja deklarata e tij:
“ShBA dhe Izraeli janë angazhuar në një luftë kundër Iranit dhe shumë nga arësyet/synimet për këtë ne i mirëkuptuam. Mirëpo, me çdo ditë që kjo luftë vazhdon, po na dalin më shumë pyetje, sidomos lidhur me faktin e qartë që nuk ka asnjë plan të përbashkët për ta çuar këtë luftë shpejt në një përfundim të butë e bindës”