Connect with us

Shkrime

Mes dy zjarreve/ Në cilin krah anon emisari Lajçak

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiç, ka thënë se tolerimi i Evropës për zgjedhjet për kryetar të komunave në veri të Kosovës është një nga nxitësit për konflikte të reja.

Ai u shpreh se ka kohë që ka tërhequr vëmendjen se në veri të Kosovës ka një vakum dhe se besimi i qytetarëve është lëkundur në momentin që Lista Serbe dhe përfaqësuesit e serbëve janë larguar nga institucionet.

Ai shtoi se amerikanët vazhdimisht kanë paralajmëruar se do të bëjnë diçka për kthimin e përfaqësuesve serbë në institucione.

Janjic theksoi se politika e reciprocitetit e zbatuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe politika e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë dy politika krejtësisht të ndryshme, edhe pse të gjitha sillen sikur të ishin të njëjta.

“Jo vetëm që ka pasur tolerancë, por edhe ka pasur edhe disa lëvizje të emisarit  Lajçak, i cili ka inkurajuar Albin Kurtin. Fakti që ai tani thotë se dihen prioriteti dhe radha e detyrimeve, por ato nuk respektohet, ne fakt as ai nuk e respektoi ato, sepse kishte një marrëveshje që fillimisht të vendosej siguria, siç pati premtuar emisari amerikan Escobar dhe ambasadori I SHBA ne Berograd Hill, dhe pastaj të flitej për normalizim. Ata filluan ti shtyjnë bisedimet për normalizim, duke i toleruar zgjedhjet ne Veri te Kosoves” – deklaroi Janjiç, i cili gjithashtu shpjegoi se kur Kurti thotë se është i gatshëm të zbatojë plotësisht atë që është dakorduar në Bruksel dhe Ohër, do të thotë se dëshiron të jetë ai që do të shkruajë propozimin dhe draftin e asociacionit, madje edhe të ndryshojë ekipin menaxhues.

Duke folur për vendimin e hapjes së urës në Ibër, Janjic u shpreh se koha për hapjen e urës në Ibër ka kohë që ka kaluar, por nëse e shikon nga pikëpamja e sigurisë fizike, ajo në fakt është e hapur, sepse çdo huligan  apo grup tjetër i mirëorganizuar mund të kalojë atje, dhe po e bejnë

“Në mendjen e tyre ura mebi Ibër është simbol i sigurisë për serbët, sepse ekziston ajo vijë ndarëse që ka shpëtuar jetë në një periudhë të vitit 2000. Ajo ishte linja e pranimit të serbëve që po iknin nga jugu. Kjo nuk mund të bëhet në këto rrethana tensioni. Nëse dikush do të tentonte ta hapte ate pa konesnsusin e te dyja palëve, me siguri ne Veri do te rikthehen serish barrikadat” – deklaroi Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiç

 

Advertisement