Rajon
Mesazhet e fundit çmontojnë Vuçiçin nga froni
Bashkëpunimi i Gjermanisë me këtë lloj qeverie në Serbi nuk është më i mundur, pasi Serbia, nën regjimin e Aleksandër Vuçicit, po shkon gjithnjë e më shumë drejt autokracisë, për shkak të parregullsive të shumta të regjistruara në zgjedhjet e 17 dhjetorit, dhe që duhet të përsëriten. Këto janë tre mesazhet kryesore të kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Mahael Roth dhe kryetarit të grupit parlamentar të Bundestagut për marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor, Josip Juratoviç. Parregullsitë zgjedhore që vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vendas i konstatuan më 17 dhjetor në Serbi ndezën alarmin në Evropë, në radhë të parë në shtetin më të fortë të Bashkimit Evropian – Gjermaninë
E ndërsa Aleksander Vuçic përsërit vazhdimisht se zgjedhjet janë të pastra si loti, establishmenti gjerman pretendon të kundërtën. E gjithë shumica qeverisëse e Gjermanisë, si dhe disa parti opozitare në atë vend, kanë folur për faktin se ne zgjedhjet në Serbi janë shënuar parregullsi të shumta. Duke u mbështetur në raportin paraprak të ODIHR-it, ata apostrofuan keqpërdorimin e burimeve publike, blerjen e votave dhe frikësimin e votuesve. Tani duket se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Serbisë janë vendosur mbi një akull të hollë për shkak të Vuçicit. Juratoviq dhe Roth janë treguar unanim në mendimin e tyre se për të gjitha sa më sipër, bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë është pothuajse i pamundur.