Sport
Mesi surprizon para duelit special në Champions: Shpresoj që Ronaldo të…

Nesër është momenti i “klasikes” në Spanjë dhe Lionel Mesi, për mikrofonat e “DAZN”, flet për rivalitetin e përjetshëm mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, që pjesë të historisë ka edhe atë mes tij dhe Kristiano Ronaldos:
“Ai me Kristiano Ronaldon ishte një duel special, i cili do të mbetet përgjithmonë. Dueli zgjati për shumë vite dhe nuk është e thjeshtë që të ruash nivele të caktuara për një kohë kaq të gjatë. Edhe skuadrat tona ishin shumë ambicioze: Reali i Madridit dhe Barcelona, dy klubet më të forta në botë. Të konkurrosh për kaq shumë vite është diçka që do të mbetet përgjithnjë. Dueli mes meje dhe Kristiano Ronaldos ishte shumë i bukur në nivel personal dhe besoj se njerëzit janë argëtuar: tifozët e Realit dhe Barcelonës, por në përgjithësi edhe të gjithë të apasionuarit e futbollit”.
DUELI I MESJAVËS – “Sigurisht që kur Kristiano luante te Reali i Madridit, ndeshjet ishin speciale, kundër tyre gjithnjë kanë qenë, por me Kristianon në fushë kishin një rëndësi të veçantë. Por, tashmë kjo është e shkuara dhe duhet parë përpara, për duelet e sotme”, analizoi argjentinasi një prej rivaliteteve më të mëdha të historisë. Me portugezin, shorti i Champions-it e vendosi që ai të kishte edhe dy përballje të tjera në fazën e grupeve këtë sezon.
Njëra prej të cilave është në rrezik për shkak të infektimit të yllit të Juventusit me Koronavirus. Nëse do të jetë CR7 të mërkurën në Torino kundër Barcelonës, është diçka që pritet ende të konfirmohet dhe 35-vjeçari po lufton me kohën për të lënë pas gjurmët e fundit të “COVID-19” për të mos munguar në përballjen e tij të parë kundër “Pleshtit” pas largimit nga “Bernabeu”. Sigurisht që kapiteni i katalanasve e do në fushë numrin 7 dhe uron që ai të dalë negativ:
“Të mërkurën do të kemi ndeshjen me Juventusin dhe mundësinë për t’u përballur edhe një herë tjetër. Shpresojmë që Kristiano të mund të jetë dhe të shërohet shpejtë nga Koronavirusi”. Në Portugali sulmuesin e japin ende pozitiv, edhe pse vijon të jetë asimptomatik dhe në tamponin e fundit që ai bëri ditën e mërkurë, gjurmët e virusit janë ende në trupin e tij. Prania e tij përballë Barcelonës më 28 tetor është ende në dyshim, pavarësisht se rregullat e UEFA-s e lënë gjithçka të hapur.
Tashmë mjafton të jesh negativ 48 orë përpara ndeshjes që të mund të lejohesh të luash. Dhe me një skenar të tillë, kemi ende shanse për ta parë duelin më të shumëpritur të tifozëve të dy ikonave edhe një herë tjetër, këtë herë duke mbajtur fanellat e dy klubeve të ndryshme.

Sport
Nuk po shkëlqen në fushë, por mbetet ‘mbreti’ i rrjeteve sociale

Në dy ndeshjet e para jo vetëm që nuk ka arritur të shënojë, por është vënë në qendër të kritikave për sjelljet në fushë dhe jashtë saj, çka e kanë detyruar Manchester United ta nxjerrë në shitje. Megjithatë, Cristiano Ronaldo vijon të mbetet “mbreti” i rrjeteve sociale.
Platformave e ndryshme të medieve sociale si Facebook, Tëitter, Instagram dhe TikTok, u ka krijuar mundësinë fansave në dekadën e fundit që të kenë “akses” të drejtpërdrejtë për të qenë sa më afër lojtarëve të tyre të preferuar.
Pas portugezit renditet rivali i përjetshëm Leo Messi, ndërsa podiumi plotësohet nga braziliani Neymar. Ja lista e plotë e 10-të lojtarëve me më shumë fansa në mediat sociale:
Sport
Chelsea refuzon të nënshkruajë me Wesley Fofana

Sipas informacioneve të TodoFichjes, Chelsea ka refuzuar përfundimisht t’i afrohet nënshkrimit me Wesley Fofana këtë verë.
Pavarësisht një marrëveshje me lojtari, tani për tani negociatat me Licesterin janë prishur totalisht.
“Dhelprat” aktualisht po kërkojnë një shifër afër 95 milion euro për të mbyllur marrëveshjen, një shumë që Londra e konsideron krejtësisht të tepruar.
Pavarësisht presionit që po ushtron lojtari, klubi nuk ka ndërmend të uli shifrën e kërkuar.
Kujtojmë që francezi rinovoi kontratën vetëm pak muaj më parë deri në vitin 2027
Sport
Fituesi i Kupës së Botës akuzohet për tetë akte përdhunimi

Benjamin Mendy, futbollisti i Manchester Cityt, është një “grabitqar” që ka përdhunuar dhe sulmuar seksualisht një varg femrash që ai i trajtonte si “të disponueshme”, ishte përfundimi që doli sot në senacën gjyqësore.
Mendy, 28 vjeç, “e ktheu ndjekjen e grave për seks në lojë” dhe i trajtoi ato me “indiferencë të pashpirt” gjatë sulmeve në rezidencën e tij në Cheshire.
Lojtari francez akuzohet për tetë akte përdhunimi, një përdhunim në tentativë dhe një akuzë për sulm seksual. Ai i mohon akuzat. I bashkëakuzuari i tij, Louis Saha Matturie, 40 vjeç, mohon tetë akuza për përdhunim dhe katër akuza për sulme seksuale në lidhje me tetë vajza.
Në ditën e hapjes së gjyqit në gjykatën e kurorës së Chester-it, trupës gjykuese iu tha se Saha ishte ai që kishte si “detyrë” të gjente femra të reja dhe të krijonte situata ku ato mund të përdhunoheshin dhe sulmoheshin seksualisht.
Timothy Cray QC, procedues, tha se futbollisti fitues i Kupës së Botës pretendohej se kishte kryer vepra penale ndaj shtatë vajzave të reja midis tetorit 2018 dhe gushtit të vitit të kaluar.
Mendy, të cilin Manchester City e bleu për 52 milionë funte në vitin 2017, gëzonte një “mënyrë jetese të privilegjuar dhe me para” dhe përdori famën dhe paratë e tij për të sulmuar femrat që u sollën në shtëpinë e tij.
Cray tha se të pandehurit ishin “të përgatitur për të kapërcyer atë vijë” të pëlqimit “pa pushim”, dhe nëse “gratë lëndoheshin ose shqetësoheshin, shumë keq”.
“Rasti i prokurorisë është i thjeshtë, ka pak të bëjë me futbollin”, tha ai.
“Në vend të kësaj, ne themi, është një kapitull tjetër në një histori shumë të vjetër, burra që përdhunojnë dhe sulmojnë seksualisht gratë sepse mendojnë se janë të fuqishëm dhe sepse mendojnë se mund t’i shpëtojnë”, tha ai.
Gjykatës iu tha se Mendy pagoi për një banesë për Saha-n, dhe kjo për shkak se Mendy ishte një “futbollist mjaft i famshëm . . . të tjerët ishin të përgatitur ta ndihmonin për të marrë atë që donte”.
Cray tha se kishte pesë takime, midis tetorit 2018 dhe gushtit të kaluar, kur nëntë gra të reja arritën në atë adresë dhe më vonë u ankuan për përdhunim ose sulm seksual kundër Mendy dhe Saha. Ekzistojnë gjithashtu katër ankesa të veçanta kundër Saha-s që përfshijnë akuza larg nga shtëpia e Mendy-t në Manchester dhe Sheffield.
Gjykatës iu shfaqën pamjet me dron të rezidencës shumëmilionëshe dhe pamjet e kamerës së trupit nga oficerët që vizituan shtëpinë. Pamjet treguan një Lamborghini të verdhë dhe brenda shtëpisë kishte një fushë futbolli artificiale me një mural të Mendy në mur. Kishte një pishinë të brendshme, kinema, palestër dhe në një dhomë një kabinet trofesh me një kopje të Kupës së Botës që Mendy fitoi me Francën në 2018.
Sakaq, gjyqi ende vijon./ The Times
Sport
Broja i shumëkërkuar, Everton në sulm për lojtarin shqiptar

Për Brojën vetëm pak ditë ishin të qeta, ku emri i tij po qëndronte larg zërave të merkatos.
Tashmë, Everton është kthyer në sulm për Armando Brojën, për të cilin Chelsea nuk dëshiron ta shesë dhe Tuchel shtrëngon dhëmbët për këdo që interesohet për talentin e kombëtares shqiptare.
Gjithsesi, Chelsea është treguar shumë i qartë për të gjithë ekipet që interesohen për Brojën. Blutë e Londrës janë të gatshëm vetëm ta lejojnë yllin e tyre të largohet në formë huazimi, pasi nuk duan të shesin kartonin e një lojtari që mendohet të jetë e ardhmja e sulmit.
Sport
Cristiano Ronaldo do të luajë në Champions League

Sipas “Corriere dello Sport”, disa ditë më parë Cristiano Ronaldo iu ofrua nga Jorge Medes Interit.
Portugezi dëshiron të largohet nga Manchester United dhe të luajë në Champions League. Interi e ka refuzuar menjëherë portugezin me dashamirësi sulmuesin portugez pasi nuk përshtatet në projekt dhe gjithashtu për arsyet ekonomike.
Paga prej 24 milionë eurosh që merr Cristiano është tepër e lartë.
-
Kronike4 hours ago
Elbasan/ Ekzekutimi i Madrit Ulqinakut, qëllohet nga një 20-vjeçar
-
Kronike22 hours ago
Lëvizte me ‘Toyota’ të blinduar, si e theu masën e arrestit Nikoll Sherniku
-
Bota21 hours ago
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa drejt Perëndimit
-
Pinknews23 hours ago
10-vjeçarja bëhet modelja më e re trans që ka sfiluar…
-
Kronike3 hours ago
Arrestohen dy vëllezërit, detaje nga vrasja në Sarandë
-
Kronike48 mins ago
Shpati Lena dhe Hakim Xhezo që u vranë sot ekzekutuan ‘Arbenin e Çeçesë’
-
Kronike4 hours ago
Vrasja e Madrit Ulqinakut, në 1997-tën i ekzekutuan vëllain
-
Aktualitet1 hour ago
Emrat/ Identifikohen dy viktimat e atentatit në Vlorë