Connect with us

Sport

Messi bëhet lojtari me numrin më të madh të trofeve të fituar në botë

Lionel Messi është bërë lojtari me më së shumti trofe të fituar në historinë e futbollit pasi fitoi Kupën e Ligës në futbollin amerikan, trofeu ky numër 44 në karrierën e tij.Ky trofe bashkohet kabinetit pothuajse të tejmbushur, duke përfshirë 10 tituj të La Ligës, katër fitore në Ligën e Kampionëve, shtatë Copa Del Reys, tetë Superkupa të Spanjës, tre Kupa të Botës për Klube të FIFA-s, tre Superkupa UEFA, Kupën e Botës FIFA, Finalissima, Kupa e Amerikës, një Gold Olimpik, një Kupë Botërore U20, dy tituj të Ligue 1 dhe një Trophée de Champions.

Leagues Cup është trofeu i tij i parë në tokën amerikane dhe vjen pak më shumë se një muaj që nga kalimi I tij në futbollin amerikan.Shtatë herë fituesi i Topit të Artë fitoi titullin e 44-të të karrierës brenda periudhës2004-2023.

Advertisement