Sport
Messi synon të largohet nga PSG këtë verë
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lionel Messi nuk ka në plan të rinovojë kontratën e tij me parisienët, e cila skadon verën e ardhshme, sipas L’Equipe.
Para Botërorit 2022 dhe menjëherë pas tij, u vu re se 35-vjeçari argjentinas do të qëndronte në PSG pas përfundimit të sezonit, por tashmë situata ka ndryshuar.
Skenarët më të mundshëm për Messin janë një kalim te Inter Miami dhe një rikthim te Barcelona.
Messi u transferua te PSG në verën e vitit 2021. Ai ka bërë 27 paraqitje për klubin këtë sezon, duke shënuar 16 gola dhe duke bërë 14 asistime.