Connect with us

Politike

Meta e sulmoi nga Konventa/ Basha qesh: Unë jam modeli i ri, ai kasta e vjetër

Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha, tha ditën e sotme se qeshi me sulmet e presidentit të PL-së Ilir Meta, në Konventën e 27 Prillit.

Basha u shpreh fillimisht se nuk i ka parë fare sulmet, ndërsa pak më vonë la të kuptohet se i ka ndjekur deklaratat e Metës, teksa tha se së bashku me disa miq “qeshëm me performancën e mjerueshme”.

Më tej ai e cilësoi Metën si një kastë e vjetër, ndërsa veten si një model i ri.

Basha: “Sulmet e Metës? As nuk i pashë fare. Miqtë dhe unë që ishim në Itali, qeshëm me performancën e mjerueshme.

Nuk presim as nga ai dhe as nga zëdhënësit e të cilëve bën. Kjo kastë nuk e ka me Bashën por modelin që përfaqësojmë që është fillimi i një politike njerëzore me njerëzit dhe për njerëzit” tha ai.

 “Ju bëj një thirrje pa dallim politik, të mbështesin amendamentet e propozuara nga PD të cilat bëjnë të mundur që SPAK-u, BKH dhe të gjitha institucionet e drejtësisë të kenë resurse të mjaftueshme dhe kuadrin ligjor të ngarkuar nga republika, aq më tepër tani që bota po tregon me gisht korrupsionin në Shqipëri”.

Advertisement