Connect with us

Politike

Meta kthehet në ‘avokt’ i Fredi Belerit, ja për çfarë bën fajtor Ramën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Iliris Meta, ka thënë në një konferencë për mediat pas seancës gjyqësor në SPAK  që u mbajt sot për Belerin, se çështja e tij është problem thelbësor që tregon mungesën e demokracisë në Shqipëri. Beleri tha Meta u rrëmbye në mënyrë mafioze nga policia e Edi Ramës.

Meta akuzon Ramën se ka marrë në duar policinë, prokurorinë e gjykatat, duke përdorur dëshmitarë të rremë për të bllokuar betimin e tij, që përbën një shkelje antikushtetuese. Ai përmendi rastin e kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, që edhe pse doli që ka qënë i dënuar po mban sërish postin e tij për shkak të interesave të Ramës.

Meta nuk la pa përmendur as rastin e gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën autoritete thonë se ndaj saj nuk ka akuzë, por ai tha se nuk nuk duhet të besojmë autoritete pasi janë të kapura e të kontrolluara nga Rama. Meta ceku dhe çështjen e Berishës për të cilën tha se të gjitha akuzat ndaj tij janë të fabrikuara dhe synojë shkatërrimin e pluralizmit.

Deklarata e Ilir Metës:

Çështja Beleri është problem thelbësor dhe skandaloz i vetë mungesës së demokracisë në Shqipëri, është treguesi më flagrant i kapjes së shtetit, i përdorimit kriminal të shtetit nga kryeministri. Kryeministri ka kapur policinë, prorkurorinë, gjykatat, përdorimi i dëshmitarëve të rremë dhe bllokimi i betimit të tij është antikushtetues. Fredi Beleri u rrëmbye në mënyrë mafioze nga policia e Edi Ramës. Ai fitoi zgjedhjet dhe duhet të ishte kryebashkiak i Himarës. Për shkak të këtyre padrejtësive, çështja ka marrë jehonë më të madhe. Kryeministri Rama ka kapur për fyti drejtësinë.

Sa i përket çështjes së dënimit ose jo të gjyqtares Irena Gjoka, unë nuk dua të komentoj shumë mediat e huaja. Autoritetet tona kanë thënë se ndaj gjyqtares nuk ka akuzë, por kjo nuk do të thotë se duhet të besojmë autoritetet e shtetit tonë, që janë të kapura. Nuk është hera e parë që ndodh që funksionarë të lartë të maxhorancës apo të shtetit të kenë probleme me drejtësinë. Kemi rastin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, që edhe pse doli se ishte dënuar, sërish është aty, sepse ka interesa Edi Rama. Ndërsa, akuzat ndaj Berishës janë të fabrikuara totalisht nga një vend i kapur, që synon shkatërrimin e pluralizmit. Është kjo qeveri, që ka lënë pensionistët në mëshirë të fatit.

Advertisement