Connect with us

Politike

Meta nga qelia: Vota juaj për mua është përgjegjësi e lartë, do t’i përkushtohem me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën time

Teksa edhe 4 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga qelia u ka kërkuar qytetarëve votën më 11 Maj. Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se vota e qytetarëve është një përgjegjësi shumë e madhe për të, ndërsa thekson se do të përkushtohet maksimalisht.

Postimi i Metës:

Çdo qytetar, më 11 maj, do të kryejë aktin final të çlirimit të Shqipërisë nga plaçkitësit dhe grabitqarët që vjedhin çdo ditë djersën dhe mundin e tij.

Vota juaj për mua është një përgjegjësi e lartë, të cilës do t’i përkushtohem me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën time.

Vota juaj për mua do të shndërrohet në projekte zhvillimi dhe në mbrojtje, pa asnjë kompromis, të barazisë suaj përpara ligjit dhe në ndëshkimin e narkoqeverisë plaçkitëse dhe shitëse të kufijve të Shqipërisë.

VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ, deputet në Qarkun Tiranë

 

Advertisement