Politike
Meta, për Adriana Kalanë: Luaneshë e paepur, e jashtëzakonshme
Një protestë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përpara Bashkisë së Tiranës, për transparencë mbi projektin e Teatrit Kombëtar, e tejkaloi këtë kauzë dhe u kthye në tubim politik me praninë e deputetëve të Rithemelimit, kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pas protestës, Meta ka publikuar një video krah militantes së Berishës, Adriana Kalaja të cilën e cilëson si një “luaneshë të paepur dhe një grua të jashtëzakonshme”.
“Siç e ktheva në identitet Parkun Rinia, ashtu do ta kthejmë në identitet Teatrin Kombëtar, aty ku ishte dhe siç ishte!
Mirënjohje për aktivisten e jashtëzakonshme, qëndrestaren dhe heroinën e palodhur, Adriana Kalaja dhe për të gjithë artistët jokonformistë që luftojnë çdo ditë për mbrojtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore të Tiranës”, shkruan Meta krahas videos.