Connect with us

Politike

Meta publikon dokumentin: Ja si u manipulua emri

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar sot pjesë nga një dokument original nga Autoriteti i Dosjeve, ku del falsifikimi për ta akuzuar atë si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Në deklaratën e tij Talo shkruante se “Para rreth ndonjë 12-14 muajve edhe në vazhdim unë në biseda të ndryshme që kam zhvilluar me Ilir Muratin i kam thënë atij nëse do të dëshironte të vinte me mua jashtë shtetit…”

DOKUMENTI/ Meta nxjerr pjesë nga dosja e Sigurimit, kreu i PL-së: Si u

Në letrën e tij Talo përmend emrin Ilir Murati si personi që ka folur për kalimin e kufirit.

Ndërkohë, kreu i PL-së nxorri një tjetër dokument që është shkruar me makinë shkrimi ku nuk përmendet Ilir Murati por Ilir Metaj.

“Nga informacioni i T.O dt 2.3.1989 del se objekti Filip Talo i shprehet denoncuesit Ilir Metaj ndër të tjera se…”, thuhet në letrën që Meta deklaron se është e falsifikuar.

Advertisement