Connect with us

Politike

Meta publikon pamjet: ‘Pastruesja’ e Ramës nuk heq as plehrat

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një reagim në Facebook shkruan se në 14 maj Durrësi do të pastrohet.

Meta ka publikuar një video, ndërsa akuzon qeverinë Rama se nuk pastron as plehrat që ndodhen përpara zyrës së PS.

STATUSI:

As plehrat përpara zyrës të shtabit të saj elektoral nuk i pastron “pastruesja” e Edi Ramës, por me shpejtësinë e rrufesë firmosi fët e fët gati 9 milionë euro nga taksat e durrsakëve për të paguar inceneratorin e Tiranës, i cili ekziston vetëm në firmat dhe imagjinatën e Edi Ramës.
Në 14 Maj Durrësi pastrohet përmes Ndryshimit dhe votës plebishitare për Igli Carën.

Advertisement