Connect with us

Politike

Meta: Rama i tmerruar nga autobusi i shpresës dhe fitores

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se kryeministri Edi Rama është “tmerruar nga fakti që opozita po ecën pa ndalim drejt 14 Majit”.

Ai ka publikuar pamjet e nisjes së fushatës së kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi, ndërsa theksoi se “kryeministri është tmerruar nga autobusi i shpresës, i fitores dhe i triumfit të qytetarëve”.

“Rama është tmerruar nga fakti që opozita ecën pa ndalim drejt 14 Majit, është tmerruar nga autobusi i shpresës, nga autobusi i fitores, nga autobusi i triumfit të qytetarëve.

Është tmerruar nga të gjitha planet e kandidatëve tanë, të cilët kudo tregojnë se e njohin situatën jashtëzakonisht mirë dhe e njohin shumë mirë, sepse këta nuk u shpallën në sekondën e fundit.

 

 

Ata kanë muaj që janë përgatitur sepse kanë zhvilluar një garë të brendshme dhe gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë në kontakt me qytetarët. Bashkë Fitojmë!”, shkroi Meta në Facebook.

Advertisement