Politike
Meta: S’do kemi më kryetar partie, por President! Unë do të kandidoj
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir meta në një konferencë për shty ka folur për riorganizimin e partisë, ndërsa më datë 27 prill do mbahet edhe Konventa.
Meta tha se PL nuk mund të vazhdojë me këtë lidership kakofonik, mesazhe të tilla që janë komentuar gjerësisht sikur Meta do të pastrojë grupin e Kryemadhit.
Madje, Meta tha se partia nuk do ketë më shumë nënkryetyarë, ndërsa një ditë më parë dha dorëheqjen edhe nënkryetari Endrit Brahimllari.
“PL nuk mund të vazhdojë me këtë lidership kakofonik, pra me shumë nënkryetarë, ku përgjegjësitë nuk mbahen në mënyrë të qartë. Nuk mund të vazhdojë me një kryesi që nuk është efektive dhe e angazhuar. Na duhet nëj kryesi ekzekutive që merr vendime, që reagon shpejt. Nuk do ketë më kryetar, por do ketë President që do jetë lideri i partisë. Unë sigurisht që do kanddoj për president në Konventë. Ftoj kolegët që të kandidojë për këtë funksion apo detyrë te re. Do ketë një zv.president, as 4 as 5. Do jetë zv.presidente, e vetmja kandidate e kandidatit për president është Erisa Xhixho. Partia do ketë një president dhe një kandidate, Erisa Xhixhon. I vetmi aknddiat për sekretarin e Përgjithshëm është, Tedi Blushi”, tha Meta.