Connect with us

Bota

Meta shpallet organizatë terroriste

Në Rusi, Meta shpallet organizatë terroriste

 Moska e ka përfshirë Metën, kompaninë mëmë të facebook, instagram dhe whatsapp, në listën e organizatave terroriste. Vendimi u mor pasi Meta hoqi ndalimin e postimeve që nxisin dhunën ndaj rusëve në disa vende. Zgjedhja e Moskës i hap rrugën ‘persekutimit’ të përdoruesve të rrjeteve sociale në fjalë, por gjithsesi facebook dhe Instagram në Rusi ishin bllokuar që nga muaji mars dhe në dispozicion mbetet vetëm WhatsApp, i cili ndoshta u shpëtua sepse është shumë i popullarizuar në mesin e rusëve.

Zëdhënësi i kompanisë Andy Stone shpjegoi se vendimi i Metës në lidhje me postimet e dhunshme është një përjashtim, i lejuar përkohësisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe vetëm nëse postimet nuk përfshijnë kërcënime “të besueshme” me vdekje.

Tani e tutje, ajo që është e sigurt, është se kompania shumëkombëshe nuk do të gëzojë më fonde për të nxitur biznesin e saj në Rusi.

Advertisement