Connect with us

Politike

Meta: Shqiptarët nuk do të ndalen deri në largimin e Ramës

Pas përfundimit të protestës së opozitës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nëpërmjet një video të publikuar në Facebook, shprehet se ndryshimi i madh po afron dhe se shqiptarët nuk do të ndalen deri në triumfin historik

STATUSI:

Nga sheshi i protestës qytetare, foltorja e Kuvendit të vërtetë të popullit, mijëra shqiptarë e dhanë sonte sërish mesazhin e fuqishëm të shpresës dhe besimit në Ndryshimin e Madh që po afron!

Shqiptarët nuk do të ndalen deri në triumfin e misionit historik të largimit të Edi Ramës dhe rikthimit të parlamentarizmit, rendit kushtetues dhe shtetit ligjor!

 

 

Advertisement