Connect with us

Politike

Meta: SPAK të kërkojë lobimet e LSI-së në SHBA

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se SPAK është i lirë që të kërkojë të gjitha lobimet e LSI-së në SHBA. Gjatë një intervistë për Fax News, Meta ka thënë se të gjitha lobimet e tij ndodhen të departamentin e drejtësisë në SHBA. Meta gjithashtu ka deklaruar se asgjë nuk ka për ta ndalur revolucionin antikorrupsion të opozitës.

“I uroj suksese SPAK në këtë hetim serioz që ka nisur dhe të vazhdojë punën e tij, pasi direktivat për të hetuar Metën dhe Berishën i ka marrë në kongresin e fundit të PS ku kreu i Partisë Shtet tha se SPAK ishte krijesë e partisë. Të kërkojë në të gjitha bankat e botës. Lobimet që LSI ka bërë në SHBA gjithçka është depozituar dhe janë online në Departamenti i Drejtësisë në SHBA çdo gjë tjetër është në shërbim të Ramës për të shmangur vëmendjen nga mali i fakteve të depozituara në SPAK. Shumë shpejt ky mal do të kalojë edhe atë tavanin e fundit që eksiton te SPAK.

Asgjë nuk e ndal revolucionin antikorrupsion, jo vetëm aferën e inceneratorëve ku në krye është Rama, por edhe afera të tjera si ajo e Portit të Durrësit dhe shumë afera të tjera që do të dalin në shtator edhe në vazhdimësi. Ajo e djegëseve vazhdon të përshkallëzohet dhe do ti marrë me veta të gjithë, por janë edhe afera të tjera që do ti bëhet e njohur publikut ku në krye është Ramovici,” tha Meta.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *