Connect with us

Rajon

Metamorfoza e presidentit kroat Zoran Millanoviç

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kroaci, teksa është pritur nga presidenti kroat, Zoran Millanoviç. Në këtë takim është diskutuar për propozimin franko-gjerman për normalizim të raporteve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe institucionet e tjera ndërkombëtare dhe për perspektivat euroatlantike të Kosovës. Millanoviç i ka thënë Gërvallës se Kosova gjithmonë e ka pasur dhe mund të llogarisë përherë mbështetjen e fortë të Kroacisë kur është fjala për afirmimin ndërkombëtar të pavarësisë. “Presim që të gjithë anëtarët e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës” – tha presidenti Milanoviç, teksa dhe theksoi se mirepret përpjekjet që shkojnë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e që sipas tij “do të siguronin stabilitet afatgjatë në Evropën Juglindore dhe do një perspektivë evropiane për të gjithë rajonin” Presidenti kroat në fillim të këtij viti bëri një deklaratë që nxiti mjaft reagime, duke thënë se “Kosova ishte rrëmbyer nga Serbia”. Ndaj Milanoviç atë kohë reagoi  edhe ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç, i cili deklaroi se Kosova si të gjitha ish-pjesët e Jugosllavisë kishte pasur të drejtën për pavarësi.

 

Advertisement