Temperaturat mesa duket kanë marrë një kthesë tjetër.
Në një lidhje, meterologu Akil Osmani nga Meto Alb na ka njoftuar mbi parashikimin e motit për javën në vijim.
Ai ka theksuar se gjatë këtyre ditëve do të ketë rresshje shiu të theksuara në zonat si Shkodra dhe dhe Lezha, ndërsa zonat malore do të përfshihen dhe nga rreshjet e borës.
“Reshje me intensitet të lartë do të jenë të pranishme ditën e martë e mërkurë. Gjatë kësaj jave maksimumi i temperaturave do të jenë 4 deri në 5 gradë celcius. Për sa i përket zonave të ulta temperaturat do të pësojnë një ulje. Era do të fryjë 70 km në orë deri në 90 km det ku në zonat bregdetare do të kemi një det të trazuar duke formuar kështu dhe trafik detar. Duke filluar nga e mërkura dhe e enjtja o të ketë dobësi të erës.
Përsa i përket fundjavës do të kemi temperatura të ulta. Duke fillluar nga e premtja dhe e shtuna ku do të jenë të pranishme reshjet borës. Në zonat verilindore do të ketë akse problematike. Zonat veriperëndimore si Shkodra dhe Lezha do të ketë reshje të konsiderueshme. Nuk përjashtohet dhe mundësia për Qarkun e Durrësit dhe Vlorës.
Ai gjithashtu na ka parlajmëruar se disa zona do të jenë problematike për shkak të reshjeve të dëborës.
Në zonat verilindore dhe lindore do të ketë bllokime në disa akse për shkak të reshjeve të borës. Era do të jetë e pranishme gjatë gjithë javës sidomos në qytetin e Vlorës kështu që duhet pezulluar edhe lundndrimi. Në javët në vijim tem e ajrit max 12- 13 gradë. Java e fundit do tëjetë e ftohtë dhe me reshje bore duke bërë që dhe ngricat të jenë të pranishme dhe në zonat e ulta jo vetëm ato malore. Shkodra dhe Lezha do të kenë reshje të cilat mund të çojnë dhe në përmbytje të qyteteve ku dhe akseset do ta kenë të vështirë kalimin, por presim një përmirësim në javën e fundit të muajtit”, tha meterologu.