Connect with us

Lifestyle

Metoda natyrale për të shpëtuar nga dhimbja e dhëmbit

Kush nuk e ka provuar dhimbjen e tmerrshme të dhëmbëve? Dhimbja e tyre mund të shkaktohet nga një infeksion, nga kariesi ose për arsye të ndryshme.

Dentisti është zgjidhja më e mirë e mundshme, por në rastet kur nuk pret puna sa të shkoni tek ai, ka disa metoda natyrale që mund t`ju bëjnë punë.

Në raste të tilla zgjidhjen e gjeni tek ato produkte që ndoshta nuk e kishit menduar kurrë.

Hudhra

Një prej metodave më efikase kundër dhimbjes së dhëmbëve është hudhra. Harrojeni për një moment erën dhe shijen e saj të pakëndshme, hudhra është një qetësues shumë i mirë i dhimbjes së dhëmbëve që shkaktohet nga kariesi. Kjo është një zgjidhje e përkohshme, por rëndësi ka që ju qetëson për momentin.

Limoni

Limoni është perfekt në rastet kur keni dhimbje dhëmbësh dhe fryrje të mishrave të dhëmbëve. Në raste dhimbjesh mjafton të aplikoni pak lëng limoni në dhëmbin apo mishin e dhëmbit dhe ta lini të veprojë.

Uji i oksigjenuar

Në raste të dhimbjes së dhëmbëve me infeksion, uji i oksigjenuar është perfekt për ta lehtësuar atë, por duhet të keni kujdes me aplikimin. Njomni një copë pambuk me ujë të oksigjenuar me aplikojeni në dhëmb. Më pas shpëlajeni gojën me ujë në temperaturën e ambientit.

Verë ose raki

Çdo pije me përqindje të lartë alkooli është efektive në raste. Pini një shot dhe mbajeni pak në gojë në mënyrë që alkooli të veprojë në dhëmbin tuaj.

Akulli

Një kub akulli lëreni të shkrijë në gojë duke e mbajtur pranë dhëmbit që ju dhemb. Ai do të veprojë kundër dhimbjes dhe ënjtjes, falë ndjesisë së freskisë.

Advertisement