Connect with us

Kronike

Mijëra euro të padeklaruara me vete në makinë, 40-vjeçari shqiptar dënohet me burg

Autortitet franceze kanë ndaluar një çift shqiptarësh dy javë më parë në Brest. Mësohet se ndalimi i tyre ka ardhur pas kontrolleve të kryera në makinën e tyrë ku janë gjetur 134 mijë euro të padeklaruara.

Gjatë ndalimit 40-vjeçari i tha policisë se i kishte marrë paratë se donin të blinin një makinë në Spanjë dhe se nuk e kishin idenë se sa ishte shuma që kishin me vete.

“Po, por ne nuk e dimë se sa kemi,” ishte përgjigja e tyre. Gjithashtu burri deklaroi se shumën që kishte në makinë do ta dorëzonte në një parking në Barcelonë dhe për këtë do të paguhej me 1500 euro. Gjykata liroi gruan, ndërsa burrin e dënoi burrin me 18 muaj burg menjëherë, i konfiskoi paratë dhe i vendosi dy gjoba prej 134,655 € dhe 67,327 €.

Advertisement