Connect with us

Aktualitet

Mikrokreditë/ Sejko: Kemi rregullore të re, do përmirësohet puna

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se kursi i këmbimit ka qenë relativisht i qëndrueshëm. Në deklaratën pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së BSH, guvernatori u shpreh se u vendos që të mbahet e pandryshuar norma bazë e interesit në nivelin 3%.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Sejko: Qëllimi kryesor është ruajtja e huamarrësve, por nga ana tjetër është ruajtja e këtyre institucioneve nga kreditë problematike. Pasi nëse do të ekspozoheshin nga huamarrësit edhe vetë këto institucione do të kishin normë më të lartë kredie dhe do të përballeshin me humbje. Këto ndryshime do të kenë efekt pozitiv në institucione jobanka. Janë konsultuar me institucionet financiare jobanka dhe kanë gjykim pozitiv se do përmirësohet puna e tyre e mëtejshme. Ne jemi në rishikim edhe për mbrojtjen e konsumatorit edhe në funksion të transparencës, edhe për normat e interesit.

Në lidhje me rregulloren, kush parashikohet që të hyjë në fuqi?

Sejko: 1 janar 2025. Pra masat rregullative i parashikojmë që të hyjnë në fuqi në vitin 2025.

Advertisement