Aktualitet
Miku i Princ Lekës: Familja Zaharia jetonte në pallatin mbretëror, i pëlqente vëmendja

Miku i Princ Lekës Erjon Teli ka treguar për “Breaking” se Elia Zaharia dhe Princ Leka prej dy vitesh nuk po konsumonin martesën e tyre, e kjo për shkak të konflikteve që ata kanë pasur vazhdimisht.
Sipas tij të qenit një princeshë nuk është e lehtë dhe për këtë arsye mund të kenë filluar dhe debatet. Teli ka treguar se familja e Elias jetonte në shtëpinë e Princ Lekës dhe se i pëlqente vëmendja që merrnin, e kjo falë përzemërsisë së princit.
Erjon Teli: Princ Leka dhe Elia Zaharia kishin kohë që nuk konsumonin martesën e tyre edhe pse ndodheshin në një çati, afërsisht 1 vit e gjysmë-2 vjet. Kishin kohë që ata nuk kishin një komunikim të shëndoshë me njëri-tjetrin. Kanë pasur shumë konflikte dhe shumica e këtyre konflikteve i ka nxitur Elia Zaharia, ndoshta pesha dhe presioni i një princeshe është e madhe, nuk është e lehtë. Ajo e ka ndjerë këtë peshë, mungesa që krijon detyra e saj si princeshë, ka bërë që këtë frustrim t’ja shfaqë princit. Këtu kanë filluar përplasjet që janë agravuar gjatë kalimit të kohës.
Fjori Dardha: Princ Leka e detyronte atë që të mos ushtronte profesionin e saj si aktore?
I pyetur në lidhje me raportin që kishte familja Zaharia me Princ Lekën, Erjon Teli shprehet:

